MENU
klinika

Pamjet prej 1920-ës

Tirana historike shkon në Sofje

14.10.2019 - 17:34

      Ishte një sukses dhe ngjalli shumë interes në Muzeun e Bukureshtit, Rumani, si dhe në Muzeun Historik Kombëtar të Bullgarisë. Ekspozita “Hello, my name is Tirana”, do të vijojë edhe në Universitetin e Sofjes, më 21 tetor.

“Hello, my name is Tirana” është ekspozita me fotografi nën kujdesin e Muzeut Historik Kombëtar. Pamjet në 40 fotografitë e periudhave të ndryshme të qytetit, nga viti 1920, kur Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë, do të jenë tashmë të mundshme për të rikujtuar historinë.

 

Ekspozita, pasi të hapet në ambientet e Universitetit të Sofjes, do të udhëtojë edhe drejt qytetit të Varnës në Bullgari.

Si një ekspozitë e veçantë, që nëpërmjet një panorame prej 40 kuadrosh, bën të njohur për këdo, shqiptar e të huaj bashkë, historinë e një kryeqyteti, ajo ngjall interest të madh për publikun.

 

 

Sakaq, bullgarët do të kenë mundësinë të njohin aspekte të ndryshme të zhvillimit të qytetit më të madh të shqiptarëve, nëpërmjet pamjeve ku shihet jo vetëm infrastruktura dhe urbanistika në zhvillim, por edhe ana etno-kulturore e një populli.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit