MENU
klinika

Tifozët e Olympiakos

Tjetër njollë për grekët, dhunojnë gjermanët

22.10.2019 - 20:15

Janë përsëritur ngjarjet e një viti më parë kur tifozët e AEK sulmonin ata gjermanë të Bayern Munchen, por këtë herë situate ka precipituar edhe më keq. Dhe mendoni, bëhej fjalë për ndeshjen e të rinjve U-19.

Në minutën e 84-t huliganët e Olympiakos pushtuan fushën me shkopa dhe materiale të forta nëpër duar dhe shkuan për të sulmuar tifozët e Bayernit, duke përdorur edhe flakadanët.

Ndeshja u ndërpre për disa, ndërkohë që lojtarët dolën nga fusha. Pamjet që shfaqin mediat greke tregojnë tifozë të gjakosur pas sherrit.

I menjëhershëm ishte ndjesa publike që klubi i Olympiakosi u kërkoi tifozëve të Bayern-it, ndërkohë që UEFA pritet të ndëshkojë ashpër klubin grek për këto trazira.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN