MENU
klinika

Vëllai vret vëllanë, veten dhe nipin

Tronditet sërish vendi, vdesin 3 persona

01.10.2019 - 14:37

Një konflikt për pronën është kthyer në tragjedi në familjen Dakuci në Dibër.

Ka humbur jetën Kujtim Dakuci dhe i biri Floget Dakuci, dhe më pas ka vrarë veten Sali Dakuci. Sherri ka nisur mes dy vëllerëzve, Kujtim dhe Sali Dakuci. Ky i fundit në gjaknxehtësi e sipër, pas sherrit ka marrë armën dhe ka qëlluar vëllanë e tij.

I gjendur përpara dy viktimave, vëllait dhe nipit, Sali Dakuci ka vrarë veten.

Mollë sherri mes dy vëllezërve dyshohet se ka qenë një gardh, ndonëse kjo nuk është konfirmuar ende. Vrasja ka ndodhur për çështje pronësie, ku vëllai ka qëlluar me breshëri plumbash vëllanë e tij, i cili është shtrirë në tokë i mbuluar në gjak.

Menjëherë pas ngjarjes, pasi djali 17-vjeçar ka parë babanë e tij në tokë, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë, por është qëlluar edhe ai nga xhaxhai.