MENU
klinika

Arsyeja

Trump nuk duhet t’i kishte kërkuar nder Kinës

04.10.2019 - 14:14

“Ne nuk duam të ndërhyjmë në politikën amerikane.”

Ky ishte reagimi i një diplomat kinez ndaj zbulimit që Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump i kishte kërkuar Pekinit të hetojë kandidatin për president Joe Biden dhe djalin e tij Hunter për marrëdhëniet e biznesit të tyre në Kinë.

Por diplomati nuk kishte shprehur thjesht një dëshirë për të shmangur atë që po shndërrohet në një skandal gjithnjë e më të çrregullt që mund të mbizotërojë zgjedhjet e vitit 2020, por një parim themelor të politikës së jashtme kineze.

Që nga vitet ’50, Kina ka operuar në parimin e mos ndërhyrjes në punët e brendshme të vendit tjetër. Megjithatë nëse Kina i përmbahet parimeve të saj të mosndërhyrjes është shumë e diskutueshme.

Politika e mos ndërhyrjes së Kinës daton që nga ndarja Sino-Sovjetike e vitit 1956, e cila ripërcaktoi Luftën e Ftohtë si një mosmarrëveshje trepolare dhe nisi fazën e afrimit midis Pekinit dhe Uashingtonit.

Në vitet dhe dekadat pasi u shpalosën fillimisht parimet, Kina hyri në luftë me Indinë dhe Vietnamin, luftoi një konflikt kufitar me Bashkimin Sovjetik, zgjeroi masivisht prezencën e saj ushtarake dhe territoriale në Detin e Kinës së Jugut, dhe vazhdimisht kërcënoi të pushtonte Tajvanin.

Por, përkundër shumë parimeve të tjera që kundërshtohen hapur, mosndërhyrja ka mbetur një parim kryesor publik i politikës së jashtme kineze, si në aspektin e asaj që pretendon të praktikojë, ashtu edhe asaj që kërkon nga aleatët dhe rivalët.

Ajo gjithashtu ka votuar vazhdimisht kundër çdo ndërhyrje të jashtme në punët e vendeve të tjera. Pekini ishte një kritik i fortë i pushtimit amerikan në Irak në 2003, megjithëse fillimisht mbështeti veprimin kundër Saddam Huseinit në vitet 1990 pas pushtimit të Irakut në Kuvajt.

Nga këndvështrimi i Pekinit, çfarëdo që vendet e tjera të mendojnë për veprimet e tij në Xinjiang, Tibet ose Hong Kong, përgjegjësia ose aftësia e tyre për të bërë ndonjë gjë rreth tyre ndalet në kufijtë e Kinës.

Duke folur në Kombet e Bashkuara muajin e kaluar, Ministri i Jashtëm Wang Yi tha “Kina nuk do të ndërhyjë kurrë në punët e brendshme të Shteteve të Bashkuara dhe ne besojmë se populli amerikan është i aftë të zgjidhë problemet e tyre,” tha Wang. “Po kështu, ne presim që SHBA të trajtojnë Kinën në të njëjtin mënyrë dhe të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës.”

Kjo është arsyeja pse është kaq e çuditshme, dhe një gabim i tillë i mundshëm taktik, që Trump t’i kërkojë Kinës, si në mënyrë private ashtu edhe tani hapur, të hetojë një nga rivalët e tij të mundshëm elektoral.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Aleanca SHBA-Japoni në rrezik…

Rezultatet aspak befasuese nga sondazhi

E gjithë bota e ka humbur besimin tek Trump…