MENU
klinika

Nga The Washington Post

Trump i ka dhënë Rusisë gjithçka që ka kërkuar…

31.10.2019 - 10:58

Çfarë dëshiron presidenti rus Vladimir Putin nga homologu i tij amerikan?  

Presidenti Trump, i zgjedhur me ndihmën ruse, po i jep Putinit më shumë sesa mund të kishte ëndërruar. Ende nuk e dimë saktësisht sesi po vepron Trump, por pasojat e presidencës së tij janë të qarta: Trump po gjunjëzon Shtetet e Bashkuara dhe po e bën Rusinë përsëri të mrekullueshme.

Kohët e fundit Trump premtoi ndihmë për armët në Ukrainë në betejën e saj kundër separatistëve rusë. Për këtë ai kërkoi hetim ndaj ish-zëvendëspresidentin Joe Biden.

Trump po mposht më tej Ukrainën duke përhapur teorinë e çmendur se Rusia, ishte pas hakimit të zgjedhjeve të vitit 2016.

A është kjo diçka që Putin i tha Trump gjatë një prej bisedave të tyre të fshehta? Zelensky është duke luftuar korrupsionin por Trump po e promovon atë.

Trump po e bën Putinin fitues edhe në Siri duke tërhequr shumicën e forcave amerikane. Ushtarët rusë po hyjnë në bazat e SHBA dhe po marrin përsipër detyrat e përbashkëta të patrullimit me ushtrinë turke që trupat amerikane kishin kryer deri vonë.

Trump i ka dhënë Rusisë atë që ka kërkuar me dekada të tëra: një rol udhëheqës në Lindjen e Mesme.

Duke braktisur kurdët, Trump konfirmon argumentet e Rusisë se është një aleat shumë më i besueshëm.

Duke mbajtur disa trupa në Lindjen e Sirisë për të ruajtur fushat e naftës, Trump po konfirmon propagandën e Kremlinit se politika e jashtme amerikane është e motivuar (ashtu si Rusia) nga lakmia dhe interesi vetjak.

Kjo i lejon Putinit të thotë: Ju mendoni se jam keq? Të gjithë janë të korruptuar. Shikoni Shtetet e Bashkuara.

Trump po imiton taktikat e udhëheqësve rusë. Ai i quan kundërshtarët “mashtrues” dhe mediat “armik të popullit”.

Trump po ndihmon gjithashtu Rusinë duke denigruar FBI, CIA, dhe madje edhe ambasadorin e tij në Ukrainë dhe një prej anëtarëve të tij të Këshillit të Sigurisë Kombëtare si agjentë të një “Shteti” joekzistent.

Presidenti Trump pjesërisht i ofron Kremlinit një shans për të treguar anën e shëmtuar të politikës amerikane.

Mënyra e vetme për të zhvlerësuar disa nga dëmet duket se eshte hetimi i Trump. Kjo do t’i dërgonte një mesazh botës, të ngjashme me atë të dërguar nga dorëheqja e Nixon: “Parimet morale kanë rëndësi akoma në politikën amerikane.”