MENU
klinika

Profil/ Petro Poroshenko

2 dekada në politikë dhe ‘u mposht’ nga një aktor komedish

27.04.2019 - 15:48

Petro Poroshenko dhe Volodymyr Zelensky kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, në Ukrainë dhe në gjithë Evropën, pas zgjedhjeve presidenciale. Zelensky përmendet kudo si komediani që tani udhëheq një komb, ndërsa Poroshenko si politikani me kaq shumë vite në politikë, që mposhtet nga një aktor filmash pa aspak përvojë.

Por kush është Petro Poroshenko?

Poroshenko ka lindur 26 shtator 1965 në një qytet të vogël në Ukrainën jugperëndimore, pranë kufirit moldav. Ai u arsimua në Kiev në Universitetin Kombëtar Taras Shevçenko, ku studioi ligj dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Pas një ndërprerjeje dyvjeçare për të kryer shërbimin ushtarak, Poroshenko u diplomua në vitin 1989, por mbeti në universitet për të studiuar ekonominë ndërkombëtare.

Poroshenko në biznes

Kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë, Poroshenko hyri në botën e biznesit, dhe më 1993 u bë drejtor i Ukprominvest, një kompani. Ai u bë aktiv në tregti dhe në vitin 1996 themeloi Roshen, një prodhues ëmbëlsirash shumë i famshëm.

Poroshenko në politikë

Karriera politike e Poroshenko filloi në vitin 1998, kur u zgjodh në parlamentin ukrainas që përfaqësonte Vinnytsya.

kolana e librave

Poroshenko u përfshi në politikë, duke mbështetur Revolucionin Portokalli që solli në pushtet Viktor Janukoviçin. Ai shërbeu si ministër i jashtëm në qeverinë e Janukoviçit.
Kur Rusia po përgatitej të merrte nën kontroll Krimenë, ai bëri një vizitë të ngutshme në kryeqytetin e rajonit Simferopol për të bindur votuesit të hedhin poshtë idenë e referendumit separatist. Ai u detyrua të tërhiqet, pasi u rrethua nga kundërshtarë të revoltuar. Por vizita e tij u mbulua nga media dhe pak pas saj ai vuri kandidaturë si president.

Më 25 maj, 2014, Poroshenko fitoi, duke mposhtur kandidaten tjetër, , ish-kryeministren Yuliya Tymoshenko. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në tetor riafirmuan mandatin e Poroshenko, pasi partitë pro-perëndimore pretenduan fitore në zgjedhje. Në dhjetor, Ukraina e hoqi statusin e saj si një vend joaligjist, një sjellje që ajo kishte miratuar në vitin 2010 nën presionin e Rusisë dhe Poroshenko u zotua të punonte drejt anëtarësimit në NATO.

Poroshenko është prej dy dekadash në politikë. Ai ka qenë në katër parti, katër herë deputet, dy herë ministër dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Prej 5 vitesh ai është president i Ukrainës, më i miri në historinë e re të Ukrainës, thotë politologu, Andreas Umland. „Ai ka qenë shumë i suksesshëm në politikën e jashtme, shumë i sigurtë dhe bindës në arenën ndërkombëtare, një diplomat i mirë që flet mirë anglisht”, thotë Umland. Arritja më e madhe e Poroshenkos është nënshkrimi i Marrëveshjes së Asociimit me BE dhe heqja e detyrimit të vizës në hapësirën Shengen, si edhe pavarësia e Kishës Ortodokse Ukrainase.

 Një disfatë e dhimbshme

Vetëm para pak ditësh, Poroshenko pësoi ndoshta disfatën më të dhimbshme në zgjedhjet presidenciale, pasi Volodimir Zelensky e mposhti atë duke marrë 73 për qind të votave. Poroshenko humbi në përballjen me yllin televiziv në të gjitha rajonet e vendit, duke përfshirë edhe në perëndim, ku tradicionalisht kishte mbështetje të fortë. Ylli 41-vjeçar i serisë televizive “Shërbëtori i Popullit” tani do të marrë drejtimin e një vendi prej 45 milionë banorësh që përballet me sfida të shumta në platformat më të mprehta politike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN