MENU
klinika

Mick Schumacher

“Vettel, siç ka qenë babai im për të”

31.10.2019 - 12:10

Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, por pret momentin e tij, por ndërkohë ka folur me superlativa për patriotin e tij Sebastian Vettel.

Të dy pilotët janë pjesë e Ferrarit: Vettel si pilot në Formula 1 dhe Mick si anëtar i Akademisë së saj (piloton në Formula 2 me Prema).

“Ndihem i tërhequr nga ky vend. Jam rritur këtu dhe gjithnjë kam pilotuar makina italiane. Për mua, Ferrari është një familje e madhe. Ndihem mirë këtu, jam pjesë e kësaj familje”, – u shpreh Mick Schumacher.

Duke folur për Vettel, piloti i ri gjerman thotë: “Kam shumë respekt për të. Dëgjoj këshillat e tij dhe përpiqem t’i perfeksionoj ato. Ka më shumë vite përvojë se unë. Mendoj se Sebastian për mua është po aq i rëndësishëm siç ka qenë babai im për të, kur ai ishte i ri. Me të as për gjithçka që ka lidhje me sportin tonë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Djali i legjendës Michael Schumacher

Pronari i Formula 1 i hap derën Mick Schumacher…