Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një takimi sot me kandidatët e Listës Serbe në Beograd ka lexuar në gjuhën shqipe.
Bëhet fjalë për dokumente të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës ndërsa ai thotë; “lista e kandidatëve të subjekteve politike” .
???? pic.twitter.com/tA7BVVtnnd
— пункреас (@punkreaspunkr) October 4, 2019
Më pas kreu i shtetit serb pyet gazetarin shqiptar Idro Seferi, i cili ndodhej në konferencën për shtyp, nëse i kishte thënë mirë.
“Seferi, a i thash mirë?”, pyeti Vuçiç, ndërsa përshëndeti gazetarin duke i buzëqeshur.
“A e sheh?! Nëse ti mundesh të flasësh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj. Por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviç”, tha presidenti serb, duke shkaktuar edhe të qeshura mes të pranishmëve.