MENU
klinika

70-vjetori i sundimit komunist

Xi Jinping: Nuk ka forcë që mund të na trondisë

01.10.2019 - 12:31

Kina ka festuar 70-vjet të sundimit të partisë komuniste dhe ngritjen e saj në statusin e superfuqisë globale me një paradë ushtarake që tregon teknologjinë e vendit dhe një premtim nga Presidenti Xi Jinping se “asnjë forcë nuk mund të trondisë statusin e këtij kombi të madh”.

Me rastin e 70-vjetorit të krijimit të Republikës Popullore të Kinës, në sheshin Tian’anmen të Pekinit u mbajt një miting i madh solemn. Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së, kryetari i shtetit dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm.

Xi, i cili ka shpenzuar vite duke konsoliduar kontrollin e tij të pushtetit për t’u bërë ndoshta udhëheqësi më me ndikim që nga vetë Mao, nisi festimet me një fjalim që theksoi ngritjen ekonomike të Kinës dhe rolin e partisë në nxitjen e saj.

“Nuk ka forcë që mund të trondisë statusin e këtij kombi të madh. Asnjë forcë nuk mund të ndalojë popullin kinez dhe kombin kinez të përparojnë, “tha ai.

Pas mitingut nisi parada e madhe solemne me pjesëmarrjen e afro 15000 personave. Kjo ishte parada me përmasën më të madhe të viteve të fundit. Pas paradës u zhvillua edhe mitingu i masave popullore, ku morën pjesë mbi 100 mijë persona.

Përveç trazirave në Hong Kong, dhe mbështetje në rritje për politikanët anti-Pekin në Tajvan, ishulli i vetëqeverisur i pretenduar nga Kina, ekziston shqetësimi ndërkombëtar në lidhje me arrestimin e mbi një milion njerëzve në rajonin e perëndimit Xinjiang.

Xi në fjalën e tij premtoi të “ruajë prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë” të Hong Kongut dhe tha se qeveria ishte e përkushtuar në modelin politik i cili i jep qytetit një autonomi të kufizuar, “një vend, dy sisteme”.

Por muajt e protestave në qytet kanë treguar kundërshtim të gjerë me vizionin e tij për Kinën, për prosperitet ekonomik pa liri politike.

Aktivisti Joshua Wong bëri thirrje në Twitter për mbështetje ndërkombëtare për protestuesit e Hong Kongut. “Asnjë festë, vetëm demonstrim”, tha ai.

Nga mesi i pasdites dhjetëra mijëra njerëz kishin dalë në rrugë në qendër të qytetit Hong Kong. Protestuesit e veshur me të zeza shpërndanë para letre përgjatë rrugës së marshimit të protestës ,një rit tradicional i vdekjes. “Festimi i tyre është si një funeral për qytetin tonë,” tha një protestues.

Në Pekin autoritetet nuk kishin lënë asgjë të rastësishme në planifikimin e tyre të përpiktë për festimin më të madh kombëtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

70 vitet e progresit të Kinës