Në vitet e fundit tregu muzikor kosovar ka qënë shumë i vrullshëm dhe me personazhe tepër cilësorë.
Një prej këtyre personazheve është dhe Yll Limani, autor i hiteve të padiskutueshme që u kthye në një kohe tepër të shpejtë këngëtari i preferuar i të gjithë shqiptarëve anembanë.
Normalisht që pas një ylli duhet të fshihet dhe një yllkë!
Yllka Kuqi, këngëtarja Gjakovare ka korrur sukses prej kohësh dhe sjell shpesh muzikë të mirë për dëgjuesit e saj. “Po sillna” mbetet një prej realizimeve më të fundit të këngëtares që erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale.
Ajo së fundmi ka lajmëruar se është në përgatitje të këngës së re dhe lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram.
Por ajo çfarë bëri zhurmë ishte postimi pasardhës i cili tregonte Yllin dhe Yllkën së bashku dhe këngëtarja zgjodhi të shkruaj: “në tentim për të bërë një video të mirë”.
Dyshja në fjalë nuk zbuluan asgjë më shumë, por me këtë fotografi ngjallën dyshime për një bashkëpunim të mundshëm dhe padiskutim se do të dilte diçka e bukur dhe ne jemi në pritje të mrekullisë së rradhës.