MENU
klinika

Tabloidi amerikan

“Zana” në nominimet për OSCARS 2020

18.10.2019 - 15:27

         “The Holywood Reporter”, sjell së fundmi, një renditje me parashikimet për nominimet në çmimet prestigjioze të kinemasë, “Oscars 2020”.

 

Sipas këtyre parashikimeve, që vijnë të përditësuara rregullisht, përshtypjet e fundit nga Scott Feinberg me informacione në dispozicion të publikut, konsiderata historike, çmime pararendëse (disa grupe çmimesh kanë pasur lidhje historike me Akademinë, më shumë se të tjerët), si dhe konsultimet e brendshme të industrisë (përfshirë anëtarët e tjerë të shtypit, çmime për strategë, kineastë dhe zgjedhës të çmimeve).

Kësaj here, tabloidi ka publikuar parashikimet për nominimet në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.

 

Lista përfshin 11 filmat e mundshëm për t’u nominuar për këtë çmim, mes të cilëve është renditur edhe filmin kosovar “Zana”, i regjisores Antoneta Kastrati.

Filmi “Zana”, që për publikun po shfaqet në ekranin e madh në Kosovë, është historia e Lumes, një grua shqiptare që jeton me bashkëshortin, Ilirin dhe vjehrrën e saj Remzije, në një fshat të Kosovës.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një familjeje në luftë, frymëzon hyrjen e Kosovës në “Oscars”

“Zana” rrëmben hapësirë në mediat ndërkombëtare

Shkodra në retrospektivë

158 vite në celuloid


“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët