Autoriteti i Antikiteteve në Izrael përmes një deklarate të ditës së sotme, kanë raportuar për zbulimin e një kishë 1 500-vjeçare. Dëshmitë nga kisha e vjetër, u gjetën në një lagje në perëndim të Jeruzalemit.
Sipas IAA-së dhe Muzeut të Tokave Biblike në Jeruzalem, kisha e zbukuruar me mozaikë dhe mbishkrime greke, u zbulua në lagjen “Ramat Beit Shemesh”.
Mozaikët pasqyrojnë gjethe, fruta, zogj dhe figura gjeometrike. Sipas drejtuesit për gërmimet, Benjamin Storchan, kisha shtrihet në një sipërfaqe rreth 1 500 metra katrorë dhe përfshin elementë të arkitekturës bizantine.
Ministria e Ndërtimit dhe Strehimit, ka investuar afërsisht 7 milionë shekel izraelitë (2 milionë dollarë) në këtë projekt, si pjesë të gërmimeve, ruajtjes dhe zhvillimit të parqeve arkeologjike, në kuadër të ndërtimit të një lagjeje të re.