MENU
klinika

Me lëkura limoni

2 mënyra për të kuruar dhimbjet dhe ënjtjet e kyçeve

23.11.2019 - 22:20

Dhimbjet dhe inflamacioni i kyçeve mund të kurohen më së miri me lëkura limoni.

Pse me lëkura dhe jo me tulin ose lëngun e frutit? Ashtu siç ndodh me shumë fruta të tjera, pothuajse gjysma e vlerave ushqyese të limonëve gjendet në lëkurën e tyre -po, tek lëkurat të cilat ju i hidhni poshtë. Por nëse po përjetoni dhimbje dhe ënjtje kyçesh, sigurohuni t’i ruani lëkurat e limonit.

Si mund t’i përdorni ato për të qetësuar dhimbjet dhe inflamacionin e kyçeve? Ka dy mënyra:

kolana e librave

1. Merrni një kavanoz dhe vendosni dy limonë të mëdhenj në të. Shtoni vaj ulliri ekstra të virgjër derisa të mbulohen limonët. Mbylleni mirë kavanozin dhe lëreni të qëndrojë për dy javë në një vend të freskët dhe të thatë në kuzhinë.

Pas dy javësh, kjo përzierje me limonë për dhimbjen dhe inflamacionin e kyçeve do të jetë gati. Lyeni një garzë me të dhe vendoseni në zonën ku keni dhimbje. Lidheni më pas me një shami, fasho ose leukoplast. Ky medikament natyral për ënjtjen dhe dhimbjen e kyçeve duhet aplikuar para se të bini në gjumë.

2. Në një tenxhere të madhe shtoni 1 litër ujë të distiluar dhe lëkurat e dy limonëve të mëdhenj. Shtoni më pas lëngun e këtyre dy limonëve. Vendosini të ziejnë. Sapo të marrë valë përbërja, lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës. Ruajeni në frigorifer. Sa herë që të ndjeni bezdi dhe dhimbje të kyçeve, ngrohni në mikrovalë një filxhan prej këtij çaji. Mund ta ëmbëlsoni me një lugë çaji mjaltë organik.