Karafilët janë lulet e një peme nga familja Myrtaceae.
Me emrin shkencor Syzygium aromaticum, kjo bimë e ka origjinën në ishujt Malaku në Indonezi. Ajo kultivohet në Indonezi, Bangladesh, Pakistan, Indi, Tanzani, Sri Lanka, Madagaskar dhe Zanzibar. Kokrrat e karafilit përmbajnë disa veti të dobishme për shëndetin.
Vlera ushqyese të rëndësishme
Karafilat janë të pasur me vitamina dhe minerale. Sipas ‘Nutrition and You’ kjo bimë përmban vitamina A,B,C,E dhe K. Vitamina A garanton një shikim të mirë dhe kujdeset për qelizat dhe indet. Vitamina B përmirëson funksionet nervore, të menduarit, të mësuarit dhe kujtesën. Vitamina C forcon imunitetin e trupit dhe e përgatit atë për të luftuar sëmundjet dhe infeksionet.
Gjithashtu nxit prodhimin e kolagjenit. Kolagjeni funksionon si një ‘beton’ që lejon indet dhe qelizat të qëndrojnë të lidhura. Vitamina E funksionon gjithashtu si një antioksidant. Vitaminat ndihmojnë trupint të nxjerrë jashtë substancat toksike si radikalet e lira të cilat kalcifikojnë trupin. Nga ana tjetër, vitamina K ndihmon koagulimin e gjakut duke parandaluar kështu gjakrrjedhjen e tepërt dhe trombocitet e ulëta.
Për sa i përket mineraleve, karafil përmban kalcium, bakër, hekur, magnez, mangan, fosfor, selen, zink, natrium dhe kalium. Kalciumi dhe fosfori ndihmojnë shëndetin e kockave dhe të dhëmbëve ndërsa hekuri përmirëson oksigjenimin e qelizave dhe indeve. Magnezi luan një rol në koordinimin neuromuskular ndërsa zinku nxit shërimin e plagëve dhe tretjen.
Bakri dhe mangani bashkëpunojnë për të promovuar metabolizmin dhe për të nxitur zhvillimin e qelizave dhe indeve. Seleni parandalon dëmtimin qelizor duke lëshuar enzima antioksidante. Natriumi dhe kaliumi bashkëpunojnë për të ruajtur balancën e lëngjeve. Pjesa tjetër ndihmon pë të mbajtur të shëndetshëm sistemin kardiovaskular; parandalojnë hipertensionin dhe relaksojnë venat.
Karafilat ndihmojnë rrugët e frymëmarrjes
Karafilat promovojnë shëndetin e sistemit respirator. Pastrojnë mushkëritë dhe rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Kanë gjithashtu veti probiotike; sulmojnë mikrobet dhe ndihmojnë trupin të largojë dhimbjen e fytit.
Karafilat kurojnë diabetin.
Karafilat parandalojnë diabetin mellitus, një sëmundje e karakterizuar nga rritja e niveleve të glukozës në gjak.