Shumë shtete janë solidarizura, për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë, pas tërmeteve që kanë goditur vendin.
Më e fundit ndihmë vjen nga Rumania.
Një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate të vështirë pas tërmetit të fuqishëm është nisur në ndihmë të Shqipërisë.
“Solidariteti me Shqipërinë vijon. Qeveria e Rumanisë nis pas pak minutash një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate shumë të vështirë.
#Kurajo #Durim #Solidaritet”.
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama njoftoi se pas pak orësh “do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi”.
Ndërkohë, edhe kryeministri italian Giuseppe Conte ka shkruar në Twitter lidhur me situatën.
“Italia është afër mikut të popullit shqiptar, e goditur keq nga tërmeti. Në mëngjes bisedova me Kryeministrin Edi Rama dhe menjëherë morëm masa për të dërguar në Shqipëri njerëz dhe mjete të emergjencës”, shkruan Conte.