MENU
klinika

Foto/ Video ekskluzive

6 persona të mbetur në rrënoja, të afërmit ngulmojnë të futen

26.11.2019 - 08:21

Pas goditjeve të fuqishme të njëpasnjëshme të tërmetit që prej mesnatës, situata më e rëndë paraqitet në qytetin e Durrësit, ku ka patur si dëme materiale po ashtu edhe në njerëz.

Raportohet për ndërtesa të shembura, si dhe deri tashmë 4 persona kanë humbur jetën.

Konica.al po ndjek situatën nga afër dhe mësohet se në një nga ndërtesat e rrëzuara në zonën e ish-kënetës, kanë mbetur 5-6 persona, me të cilët është arritur të komunikohet.

Mësohet se mes tyre ka edhe të plagosur e teksa forcat po përpiqen të nxjerrin banorët të afëmit e tyre kanë tentuar të futen brenda.