29.11.2019 - 16:51
75 vjetori i çlirimit të vendit është përkujtuar sot në varrezat e dëshmorëve në qytetin e Vlorës.
Në ceremoni morën pjesë Kreu i Bashkisë së qytetit bregdetar Dritan Leli, Prefekti i Vlores dhe deputetë të Qarkut të Vlorës.“Ajo që parapriu festimet e 75 vjetorit ishte një nga ngjarjet e rënda që do të kujtohet gjatë. Në respekt të tyre ne kemi anuluar të gjitha aktivitetet e mëdha që ishin programuar. Edhe sot ceremonia ishte e thjeshtë vetëm për respekt për ato që dhanë jetën për themelet e këtij kombi. Mbi të gjitha atë që dua të përshëndes sot është solidaritetin i jashtë zakonshëm i qytetarëve të Vlorës me tragjedinë e madhe të ndodhur. Përulem me respekt përballë çdo qytetari”, tha Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Jep dekoratën e lartë për Mujo Ulqinakun Ja çfarë duhet të bëjnë qytetarë këtë muaj! "Lufta Partizane, luftë idealesh" Homazhe tek memoriali i ish-të përndjekurve politikë