MENU
klinika

Veliaj mbledh me urgjencë këshillin bashkiak

“Anulohen aktivitetet për festat e Nëntorit! Personat do i lokalizojmë me pajisje”

26.11.2019 - 17:37

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi në mbledhjen e këshillit bashkiak se pas tërmetit tragjik ka vendosur që të anulojë të gjitha aktivitetet për festat e Nëntorit.

Gjithashtu ai tha se kryetari i bashkisë së Shkupit ka ndihmuar Shqipërinë në këtë moment të vështirë jo vetëm me ekipet e kërkim shpëtimit, por edhe me një pajisje e cila lokalizon zonën ku duhet kërkuar për banorë nën rrënoja në bazë të temperaturës së trupit.

Për festa do të duhet të kemi një moment tjetër. Ky nuk është moment festimi, do të kërkoj nga bashkia anulimin e cdo aktiviteti tjetër, përveç atij për ngritjen e flamurit. Për Thumanën dua të ofroj këtë solidaritet. Me vendim do të kërkoj që bashkia, ka çuar mjete edhe në bashki dhe qytete të tjera. Do të rrisim kapacitet për zjarrfikëset.

Kryetari i bashkisë së Shkupit na ka dërguar një pajisje e cila në bazë të temperaturës së trupit të njeriut shërben për të identifikuar zonën ku duhet kërkuar” tha Veliaj.