Mund të jesh kampione dhe me reputacion, por kur shkel ligjin përfundon në burg, sidomos në Gjermani. Kjo i ka ndodhur një atleteje.
Holandezja Madiea Ghafoor, pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike “Rio 2016” në stafetën 4×400 metra, është dënuar me 8 vite e gjysmë burg nga një gjykatë në Gjermanisë.
Ajo u kap me 50 kg tableta ekstazi, 2 kg kristale metali (përdoren për substancat e ndaluara) dhe 11.950 euro cash në makinën e saj në qershor të këtij viti.
Gjykata e Kleve District në Gjermani mori vendimin për të dënuar atleten 27-vjeçare, e cila nuk deklaroi se nga i kishte siguruar këto substanca dhe këtë shumë parash.
Gjithsesi, atletja ka deklaruar se do ta apelojë këtë vendim, pasi ajo u shpreh se nuk kishte dijeni se si kishin përfunduar këto substanca në makinën e saj.