MENU
klinika

Vendimi i çiftit

Bashkë kudo! Ja ç’plane kanë Shawn dhe Camila për fundvit

24.11.2019 - 20:53

Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë një nga çiftet më të komentuar të këtij viti.

Pasi sollën bashkëpunimin e tyre të parë muzikor me titull ‘Senorita’, dyshja pranoi publikisht pas shumë spekulimesh se ishin në një lidhje me njëri-tjetrin.

Siç duket raporti i tyre forcohet dita ditës pasi dy këngëtarët rrallë herë mund të shihen të ndarë. Së fundmi burime ekskluzive për ‘Hollywoodlife’, kanë zbuluar se Shawn dhe Camila kanë vendosur ta festojnë bashkë ditën e falenderimeve, por dhe mbrëmjen e krishtlindjeve.

Dyshja preferon mos të ndahen nga njëri-tjetri në asnjë moment, ndaj dhe çdo plan e realizojnë bashkë.

Image result for shawn mendes camila cabello

Kujtojmë se para pak kohësh fansat spekuluan se Mendes dhe Shawn i dhanë fund lidhjes së tyre, megjithatë dy artistët i hodhën menjëherë poshtë këto lajme.