Është bërë një bilanc i situatës në qarkun e Lezhës pas tërmetit.
Pas verifikimeve deri në ditën e sotme (28 nëntor) janë dëmtuar 56 pallate dhe 255 banesa private.
Situata në qarkun e Lezhës
-Bashkia Kurbin
Janë verifikuar 28 pallate, që përbëhen nga 560 apartamente me rreth 2200 banorë, si dhe 75 banesa me rreth 300 banorë në njësitë administrative Kurbin. Banesat e verifikuara janë të dëmtuara rëndë dhe sipas mendimit të specialistëve janë të pabanueshme ose paraqesin rrezikshmëri për banim.
Kemi 6 qendra akomodimi me rreth 35 çadra dhe janë akomoduar rreth 500 qytetar, të cilët janë trajtuar me shërbimet e nevojshme.
Sipas kërkesës të bashkisë janë vlerësuar për tu evakuuar rreth 250 familje në ambiente hoteleri etj. Rreth 100 familje të vlerësuara për evakuim, janë stabilizuar tek të afërmit e tyre.
-Bashkia Mirditë
Janë verifikuar 13 pallate që përbëhen nga 250 apartamente me rreth 1000 banorë si dhe 50 banesa me rreth 200 banorë një njësitë administrative Mirditë. Nga verifikimi i banesave në pallate, rezulton se janë të dëmtimeve të lehta dhe të mesme, kurse në banesa janë të mesme dhe të rënda. Janë akomoduar rreth 100 banor duke ju ofruar shërbimet e nevojshme. Bashkia merr përsipër, për familjet e evakuara, të sistemohen në territorin e saj, në konvikte, hotele dhe tek të afërmit.
-Bashkia Lezhë
Janë verifikuar 15 pallate me 300 apartamente, me rreth 1200 banorë si dhe 130 banesa me rreth 600 banorë në njësitë administrative Lezhë.
Kemi 4 qendra akomodimi, ku janë sistemuar rreth 250 qytetar në qytetin Lezhës dukë ju ofruar shërbimet e nevojshme. Deri tani nuk kemi informacion për numrin e banorëve që mund të evakuohen në hoteleri.
Ndërkohë bëhet thirrje për dërgimin e specialistëve në fushën e ndërtimit, me qëllim, përcaktimin e shkallës së dëmtimeve në konstruktet e pallateve, vlerësimin e tyre për banim.