Cagliari ka marrë një fitore mbresëlënëse në shtëpi gjatë mesditës së sotme, teksa ka shkatërruar 5-2 Fiorentinën. Një fitore që ka ngjitur ishullorët italianë në vendin e tretë në renditje.
Në minutën e 13-të ndeshjes të dyja skuadrat kanë nderuar edhe njëherë Davide Astorin, i cili u nda nga jeta në marsin e vitit 2018 pas një sulmi në zemër. Astori ka mbajtur fanellën me numrin 13 dha ka luajtur me të dyja skuadrat.
Në 17’ hapet seria e golave nga vendasit, teksa shënon Rog. Më pas Cagliari shënon edhe dy gola në pjesën e parë, duke e mbyllur këtë fraksion 3-0.
Por ishullorët nuk do të ndaleshin këtu. Në të dytën Joao Pedro dhe Nainggolan cojnë shifrat në 5-0. Me belgun që shënon një supergol. Më pas vendasit lëshojnë disi dhe Fiorentina shënon 2 gola.