MENU
klinika

Serie A, java 12

Inter përmbys Veronën, presion Juventusit

09.11.2019 - 19:56

Inter ka vuajtur jo pak në ndeshjen e shtëpisë ndaj Verona-s, porn ë fund ka fituar 2-1, duke marrë përkohësisht kreun e renditjes, dy pikë para Juventus-it, që do të luajë nesërmbrëma ndaj Milan-it në Torino.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të penalltie në 19’. Verre nuk i dha shans portierit Handanovic, autorit që shkaktoi 11-metërshit. Pjesa e parë mbyllet 0-1.

Në të dytën Inter rrit sulmet, por goli i barazimit do të vinte në 65’, kur Vecino devijoi me kokë në portë. Duhet thënë se shumë raste të tjera të pastra kishte më parë.

Për të ardhur në 83’, kur Barrella shënon një supergol nga distanca. Më pas zikaltrit administrojnë mirë ndeshjen dhe marrin tri pikë me shumë vlerë.