MENU
klinika

Cili është plani për shpëtimin e 11-vjeçarit?

Rama si ministër i Jashtëm, nesër flet për Alvinin

03.11.2019 - 17:33

Kryeministri Edi Rama, do të raportojë ditën e nesërme, në Kuvend, në cilësinë e ministrit të jashtëm lidhur me çështjen e Alvinit, 11-vjeçarit të mbyllur në kamp në Siri.

Ishte kjo një kërkesë e bërë nga shtatë deputetë të opozitës, më konkretisht Alban Zeneli, Arben Elezi, Arlind Çaçani, Korab Lita, Halil Jakimi, Koci Tahiri dhe Kostaq Papa.

Në kërkesën e tyre, kërkohej interpelancë me Ministrin e Jashtëm, por pa specifikuar nëse bëhej fjalë për Ramën apo për Cakajn, duke qenë se shefi i ekzekutivit ia delegoi detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, zv/ministrit Gent Cakaj.

Megjithatë, do të jetë vetë kreu i qeverisë që do t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës së re lidhur me 11-vjeçarin në kampin e Siri.

Siç ka deklaruar më herët, sipas Ramës çështja e 11-vjeçarit shkon përtej diplomacisë shqiptare dhe se nxjerrja e tij është e vështirë, megjithatë theksoi se ka një plan me partnerët për ta larguar atë.

Rama është thirrur në interpelancë nga opozita e re, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve se deri ku ka arritur ky plan dhe çfarë është bërë deri më tani për shpëtimin e Alvinit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përplasja mes koalicionit në pushtet

Conte sulmon Salvinin: I pabesë!