MENU
klinika

Pas refuzimit nga eurodeputetët

Cilat janë zgjedhjet e reja të Ursula Von der Leyen?

19.11.2019 - 17:25

Ursula Von de Leyen përballet me një votim përfundimtar në Parlamentin Evropian në Strasburg, pasi zgjedhjet e zëvendësimit për Hungarinë, Rumaninë dhe Francën u miratuan nga Komisioni Evropian.

Zgjedhjet e saj të mëparshme për të tre vendet, Sylvie Goulard të Francës, Laszlo Trocsanyi të Hungarisë dhe Rovana Plumb të Rumanisë, u refuzuan nga eurodeputetët gjatë javëve të fundit.

Po kush ishin zëvendësimet e tyre?

Oliver Varhelyi i Hungarisë është vendosur të jetë komisioneri i ardhshëm i zgjerimit të BE. Ai bëri atë që duhej të bënte në seancën e tij dhe u distancua nga politikat e kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe premtoi të përfaqësojë vetëm interesat e BE-së.

Varhelyi ishte ambasadori i BE-së i Hungarisë dhe shihet si një teknokrat, jo i emëruar politik.

Deputetët e majtë mendojnë se ai duhet të distancohet nga vendi i tij dhe udhëheqësi i tij.

“Kjo na bëri të pasigurt për atë që duhet të mendojmë për të. Dje kemi pasur një pamje më pozitive për të, ai dukej se distancohej nga Orban. Por jo ne nuk jemi të sigurt në këtë,” Attila Ara-Kovacs, një eurodeputet hungarez, i tha reporterit tonë.

Oliver Varhelyi është zgjedhja e dytë e Hungarisë për komisarin e ardhshëm të BE.

Adina-Ioana Vălean është vendosur të jetë Komisionerja e ardhshme e BE-së për Transportin.

Demokratja e krishterë rumune është një anëtare veterane në Parlamentin Evropian, ku ajo shërbeu që nga viti 2007, së fundmi si kryetare e Komisionit për industri, kërkim dhe energji.

Të enjten, ajo mbështeti Ursula von der Leyen për një marrëveshje të gjelbër, duke theksuar rëndësinë e transportit miqësor ndaj mjedisit.

Thierry Breton është kandidati i dytë francez që zë vendin e Komisionerit përgjegjës për Tregun e Brendshëm. Pritet shumë nga francezi lidhur me etikën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidentja e mundshme Komisionit Europian

“Marrëveshja e gjelbër”, premtimi i Ursula von der Leyen