MENU
klinika

Mbështetja

DASH: Sot, ashtu si në kohë të tjera të vështira, SHBA në krah të Shqipërisë

29.11.2019 - 09:10

Departamenti amerikan i Shtetit, shprehu ngushëllimet e Shteteve të Bashkuara për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

“Sot ne lutemi për familjet e tyre, si edhe për ata që janë lënduar. Në emër të popullit amerikan, u urojmë të gjithë atyre që janë prekur shërim të shpejtë. Sot, ashtu si në kohë të tjera të vështira, Shtetet e Bashkuara janë në krah të miqve tanë në Shqipëri”, thuhet në një deklaratë të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë.

Departamenti i Shtetit shpreh gjithashtu mbështetjen e fortë për integrimin e evropian dhe përgëzon vendosmërinë e Shqipërisë për këtë objektiv.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e qeverisë shqiptare për të zbatuar reformat e nevojshme, përfshirë ato që kanë si synim konsolidimin e një sistemi gjyqësor të pavarur”, thuhet më tej në deklaratë.

Departamenti i Shtetit vlerëson gjithashtu kontributin e Shqipërisë në koalicionin e NATO-s dhe mirëpret udhëheqjen e Shqipërisë në kryesinë e radhës së OSBE-së për vitin 2020.

“Miqësia SHBA-Shqipëri qëndron si një shtyllë e qendrueshme paqeje dhe stabiliteti dhe ne shpresojmë për shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi”, përfundon deklarata./VOA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zhvillimet më të fundit minutë pas minute

Tërmeti katastrofik/ Thellohet bilanci i tragjedisë, 47 viktima

Zhvillimet e fundit minutë pas minute

33 të vdekur/ Orët kalojnë – bilanci rëndohet