MENU
klinika

Homazhet

“Dhimbje dyfish”/ Ndahet nga jeta artisti fierak

17.11.2019 - 11:30

Jani Tase, i cilësuar si themeluesi i këngës qytetare fierake është ndarë nga jeta.

Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, Fredi Tase, i cili prek me fjalë zemre kushtuar të atit.

Teksa e cilëson si njeriun që e frymëzoi, djali i Jani Tases thotë se ky i fundit ka pas një trashëgimi të pasur artistike.

Ditën e stome do të mbahen homazhet në nder të kujtimit të Tases, ndërsa më pas ai do të përcillet për në banesën e fundit.