03.11.2019 - 23:07
Ndodh rrallë që në kampionatin spanjoll të luftojnë për kreun e renditjes, duke u shpallur garë Barcelonës dhe Realit Madrid. Granada dhe Real Sociedad janë përplasur sonte për këtë qëllim dhe në fund kanë fituar miqtë 1-2 nga Sociedadi.
Ishin miqtë ata që kaluan në avantazh në minutën e 21-të me anë të Portu. Por Vadillo në 36’ barazon për shifrat dhe sfida ishte e ekuilibruar deri në fund të ndeshjes.
Megjithatë, kur u duk se ndeshja u mbyll në barazim, në 89’ ishte sërish Portu që realizon, duke dalë me pikët e plota nga një transfertë e vështirë. Barcelona kryeson me 22 pikë, po kaq ka edhe Real Madrid dhe të njëjtat pikë edhe Sociedad. Vërtet interesante!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
La Liga, java 12
Real Madrid humb shansin për të marrë kreun
La Liga, Java 11