MENU
klinika

La Liga, java 12

Real Madrid humb shansin për të marrë kreun

02.11.2019 - 23:03

Real Madrid nuk ka përfituar nga humbja e Barcelonës për të marrë kreun e renditjes në La Liga. Të besuarit e Zinedine Zidane nuk shkojnë më shumë se sa një barazim 0-0 me Real Betis në “Santiago Bernabeu”.

Madrilenët dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, por nuk dolën dot te goli. Vendasit ishin më kërkues, por Benzema ishte i izoluar në pjesën e parë. Hazard po shpalos më shumë nga potencial i tij dhe po përshtatet, por sërish pa shumë peshë.

Belgu realizoi në pjesën e parë, por goli i tij u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Minutat e fundit të pjesës së parë sollën rrezik në portën e Courtois që reagoi mjaft mirë.

Pjesa e dytë pa Realin krejtësisht në sulm, por sërish goli nuk doli. Shansi më i mirë i ndeshjes ishte me anë të Mendyt, por francezi gaboi pak metra larg portës. Ai nuk shënjestroi si duhet dhe topi përfundoi jashtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN