MENU
klinika

La Liga, Java 11

Levante përmbys golin e Messit, bie Barça

02.11.2019 - 17:54

U mendua një fitore e lehtë e Barcelonës, por ka ndodhur e kundërta. Levante ka fituar 3-1 në shtëpi ndaj Barcelonës, duke i rrezikuar kreun Messit & Co.

Ndeshja ka nisur mirë për miqtë, kur Messi në 38’ ktheu në gol një penallti. 0-1 mbaron pjesa e parë dhe u duk një fitore e lehtë e Barcelonës.

Por në pjesën e dytë Levante kthen shifrat. Në harkun kohor të dy minuta, 61’ e 63’, vendasit kthejnë në 2-1. Por nuk do të mbaronte këtu, pasi Radoja në 68’ con shifrat në 3-1.

Më pas Barcelona shënon sërish me Messin, por goli anulohet nga VAR. Pavarësisht përpjekjeve të katalanasve për të marrë të paktën një pikë, kjo nuk ndodh, Levante merr një fitore të artë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e Barçës me tone të ashpra

“Nuk do e falja Neymar edhe nëse kthehet në gjunjë”