MENU
klinika

Dora e fundit e punimeve

Duka mes shiut për të parë “Arenën Kombëtare”

07.11.2019 - 19:25

“Arena Kombëtare” po mban në ankth. Ashtu sic tha edhe presidenti I FSHF-së, Armand Duka, vetëm ndonjë fuqi madhore nuk mund të përurojë stadiumin e ri më 17 nëntor.

Ndërkohë, vijojnë cdo ditë inspektimet në stadiumin “Arena Kombëtare”. Për të qenë sinkron me porositë e fundit që lanë inspektorët para disa ditësh, sot vetë Duka, në mes të shiut, ka parë nga afër dorën e fundit të rregullimeve.

Më 10 nëntor do të zhvillohet ndeshja testuese e femrave Vllaznia-Apolonia. Të hënën, më 12 nëntor, pritet që UEFA të konfirmojë zyrtarisht që Shqipëri-Francë do të luhet në stadiumin e ri.

Në ceremoninë e përurimit do të jetë edhe presidenti i UEFA-s, Ceferin, dhe shumë personalitete të tjera sportit shqiptar, por edhe nga bota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëri-Francë në “Arena Kombëtare”

22 mijë vende në stadium, por vështirë të gjesh biletë