MENU
klinika

Granit Xhaka

“E dua Shqipërinë, bashkë në të mirë e në të keq”

27.11.2019 - 21:25

Shumë futbollistë shqiptarë dhe jo vetëm janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti në vendin tonë. Edhe Granit Xhaka ka treguar se kurrë nuk e ka harruar Shqipërinë.

Ai ka një dashuri dhe një lidhje të veçantë. Këtë e ka treguar edhe një herë tjetër pas tërmetit që ka sjellë pasoja të rënda në Durrës dhe Thumanë.

Në një postim në “Instagram”, Xhaka ka bërë apel për ndihmë. Ai shton se është rritur me dashuri për Shqipërinë dhe se prindërit e tij kanë bërë burg për këtë vend.

Jam shumë i prekur me tragjedinë e vëllezërve tonë në Shqipëri të prekur nga tërmeti. Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë dhe ne jemi rritur me dashurinë për vendin amë.

Ndaj bëj thirrje, që në këtë ditë kaq të vështirë për popullin shqiptar të ndihmojmë me të gjitha mënyrat që mundemi. Gjithmonë bashkë, në të mirë e në të keq”, shkruan Xhaka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prekëse nga “Ballistët” e "Shvercerat"

“Zemra më djeg, kur të shoh në zi…”


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin