MENU
klinika

Emergjencat

Edhe Serbia në gatishmëri, Vuçiç dërgon skuadër speciale

26.11.2019 - 12:01

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka nisur një skuadër speciale për emergjenca drejt Shqipërisë për t’iu dalë në ndihmë banorëve atje pas tërmetit të fuqishëm prej 6.4 shkallësh.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një njoftim në twitter, duke treguar për telefonatën që kishte marrë nga presidenti i Serbisë, Vuçiç.

Përveç Serbisë, skuadra speciale drejt Durrësit ka nisur edhe Mali i Zi.

“Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë Vuçiç ka shprehur ngushëllime për viktimat, duke thënë se ndjehet i trishtuar nga pamjet e qytetit të Durrësit.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë