MENU
klinika

Intervista e Thomas Strakoshës

“Emocionuese, do luaj aty ku babai mundi Greqinë”

14.11.2019 - 12:00

Stadiumi i ri në Tiranë ka bërë jehonë edhe në Itali. Mediet e këtij vendi, kryesisht ato sportive, kanë shkruar për impiantin që do të inagurohet të dielën ndaj Francës.

“Nga babai tek i biri, tashmë do të jetë radha e Thomas Strakoshës të mbrojë portën e Shqipërisë në mbrëmjen e së dielës, një natë historike për kuqezinjtë, që do kenë përballë Francën kampione bote, por edhe në inaugurimin e stadiumit të ri, i ringritur nga rrënojat e ‘Qemal Stafës’, siç quhej stadiumi i vjetër” – kështu nis artikulli i kushtuar nga “Corriere dello Sport”.

Gazeta në fjalë e lidh stadiumin e ri me një prononcim të gjatë të portierit tonë të Kombëtares, Thomas Strakosha, i cili thotë:

Stadiumi i ri dhe kujtimet me babain Foto

“Presim kampionët e Francës. Të luash ndaj një skuadre kaq të fortë do të thotë të testosh veten, dhe përpiqesh të bësh një performancë të shkëlqyer. Një tjetër motivim është edhe inaugurimi i stadiumit.

I bukur, modern, dhe i sapo rinovuar. Maksimumi për një lojtar futbolli. Dhe kur mendoj se im atë ka luajtur në stadium e vjetër, përjetoj një emocion të veçantë.

Koha fluturon, por ato kanë qenë emocione të bukura. Ndeshja e tij e lamtumirës për Shqipërinë dhe unë isha në tribunë me familjen. Kur mendoj se jam profesionist tani dhe mbroj portën e Kombëtares në të njëjtin stadium të rikonstruktuar, më futen të dridhurat.

Ishte ndeshja e Shqipërisë kur fitoi me Greqinë 2-1, kampionët e Europës. Isha 10 vjeç. E kisha vendosur se do bëhesha portier kur të rritesha. Në fund të ndeshjes, nuk u futa dot në fushë.

Mamaja ime u sigurua që babai të festonte në fillim me skuadrën, më pas me familjen. Mbaj mend trajnerin Brigel. Babai im donte të tërhiqej, por trajneri e shtyu që të vazhdonte dhe për disa kohë.”

Momentet më të vështira te Lazio

“Që kur kam nisur të luaj te Lazio, kam pasur 3 zhgënjime. E para, humbja me Juventues në finalen e Kupës. Më tej, disfata ndaj Salzburgut në Europa League, por kryesore është lënia jashtë Champions-it më 20 maj, në humbjen ndaj Interit.

Erdha nga një javë ferri, pas një dëmtimi në shpinë. Nuk duhej të luaja në tetor, kisha frikë se nuk ndihmoja dot ekipin. Shtrëngova dhëmbët dhe luajta. Por ai shok, ishte ndjesia më e keqe në karrierë.”

Pritja më e bukur

“Penalltia që i kam pritur Dybala në ‘Alianz Stadium’, veçanërisht për domethënien që kishte për atë moment të ndeshjes, në minutën e fundit. Nuk kishim fituar në Torino prej 15 vitesh.

Po përpiqem të përmirësohem në çdo gjë, nuk e konsideroj veten një specialist penalltish, por shpresoj të bëhem një i tillë. Nuk ka sekrete të mëdha për penalltitë.

tare strakosha
tare strakosha

Me Grigonin studiojmë goditësit dhe vendosim nga do hidhem. Në fushë preferoj të mos pësoj, se sa të  bëj 8 pritje dhe të pësosh 2 gola. Të vjen keq kur pëson 2 gola, edhe kur ke luajtur mirë. Të mbash portën pa prekur ka më shumë rëndësi.”

Lidhja me Igli Taren

“Nuk i dëgjoj shumë çfarë thonë. Kur më thonë se luaj te Lazio vetëm sepse edhe drejtori Tare është shqiptar, mendoj me vete: ‘Më mirë të më kritikojnë mua, sesa të gjithë ekipin’. Janë gjithmonë paragjykime.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këshilla e të atit për Strakoshën

Penalltitë, sekreti i Fotos për të birin