MENU
klinika

Mbrojtësi i Lazios

“I besoj Strakoshës si ta kisha vëlla”

22.03.2019 - 14:54

Ditët e fundit ai është ka qenë në qendër të vëmendjes në ambientin futbolldashës shqiptar, pasi Thomas Strakosha humbi avionin dhe Panucci e la jashtë grumbullimit për dy ndeshjet e marsit.

Portieri i Lazios vazhdon të jetë temë diskutimi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, ku portieri është kthyer në stërvitje me ekipin lacial pas mosgrumbullimit me Kombëtaren.

Në fakt, “gardiani” sot është lënë pushim për të rikuperuar dëmtimin që ka pësuar në shpatull në derbi, por për shokët e tij të skuadrës, vlerat e portierit nuk duhen vënë kurrë në diskutim.

Këtë e konfirmon publikisht edhe mbrojtësi i Lazios dhe përfaqësueses italiane, Francesco Acerbi, i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Milanit.

thomas strakosha
thomas strakosha

“Strakosha? Ai është i ri, i besueshëm, i aftë. Unë kam besim tek ai, nuk kam pse të shqetësohem për shokët e mi të skuadrës, i besoj atij si ta kisha vëlla”, – ishin fjalët e Acerbit.

Një mesazh i qartë edhe për Panuccin, që nuk duhet të nënvlerësojë portierin Strakosha dhe mund ta kishte kaluar atë “humbje avioni”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN