MENU
klinika

I tregoi keq krahun

Lucas Leiva: Strakosha, më fal vëlla!

23.12.2018 - 22:24

Lazio fitoi bindshëm dje ndaj Cagliari-t, në shifrat 4-1. Portieri shqiptar Thomas Strakosha nuk ia doli as dje të ruante portën e paprekur, pasi në fundin e ndeshjes, pësoi gol nga një penallti që iu dha skuadrës kundërshtare.

Një gol nga penalltia nuk të ul aspak vlerat, por ky episod në rrjetet sociale filloi të qarkullonte me shpejtësi. Një foto ku Lukas Leiva mundohej t’i tregonte portierit shqiptar nga cili krah të hidhej në gjuajtjen e Joao Pedros tashmë është bërë virale.

Strakosha u hodh andej nga ishte drejtimi i krahut të Leivas, por topi u godit në anën tjetër dhe fotoja në fjalë ka bërë sot xhiron e rrjeteve sociale në Itali. Por vetë ish-futbollisti i Liverpool e ka postuar vetë në Instagram, duke u shfajësuar.

“Nuk më kuptove. Nuk duhej të shkojë nga ajo anë. Më fal vëlla”, – ishte batuta e tij për portierin shqiptar, i cili për të 12-n ndeshje radhazi nuk arriti të ruante portën e paprekur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këshilla e të atit për Strakoshën

Penalltitë, sekreti i Fotos për të birin