Prestigjozja Euro News shkruan se një tërmet me madhësi 6.5 në shkallën Rihter goditi Shqipërinë gjatë natës duke shkaktuar disa viktima, shumë të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Euro News shkruan gjithashtu se solidariteti njerëzor për të dëmtuarit nga tërmeti është shembullorë.
‘Një tërmet me madhësi 6.5 në shkallën Rihter goditi Shqipërinë gjatë natës duke shkaktuar vdekje dhe dëme të mëdha në ndërtesa”, shkruhet aty.
“Nga Italia ndihma e parë ka filluar. Kryeministri Conte ka dërguar aeroplanë me njësi speciale”: njoftoi në Twitter Kryeministri shqiptar. “Greqia gjithashtu ka dërguar aeroplanë”, shtoi kryeministri, duke nënvizuar se si presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan kanë dhënë gjithashtu gatishmërinë e tyre për të ndihmuar vendin. “Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi,” përfundoi Rama.