MENU
klinika

Nga The Economist

Evropa nuk bën dot pa Amerikën!

25.11.2019 - 16:16

Në një intervistë me The Economist të botuar në 7 nëntor, Emmanuel Macron tha se NATO po përjetonte “vdekje të trurit”, dhe Amerika mund të mos e mbrojë atë në rast të ndonjë krize.

Por Evropa “ka aftësinë të mbrohet”, këmbënguli ai. Që atëherë, vazhdon debati.

Annegret Kramp-Karrenbauer, ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë dhe pasardhësja e Angela Merkel si drejtuesja e partisë qeverisëse CDU, në një fjalim atë ditë, tha se Evropa mund të jetë e fortë “nëse duam që ajo të jetë dhe nëse heqim pengesat në rrugën tonë”.

Ursula von der Leyen, presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian dhe më parë ministre gjermane e mbrojtjes, dëshiron “hapa të guximshëm në pesë vitet e ardhshme drejt një Bashkimi të vërtetë Evropian të Mbrojtjes”.

Evropianët shohin stuhitë që po vijnë dhe e dinë se si duhet të reagojnë. Por, si duhet të duket struktura përfundimtare dhe cili duhet të jetë qëllimi i saj, është lënë në pritje si çështje. Ndërhyrja e Macron kishte për qëllim të injektonte një ndjenjë urgjence lidhur me këto pyetje, por efekti i saj ka qenë të shtojë ndarjet.

Në fjalimin e saj në 17 nëntor,Kramp- foli me më shumë zemërim. “Francezët po kërkojnë bashkëpunim të fortë evropian për të zëvendësuar NATO-n,” tha ajo.

Pavarësisht nëse është e vërtetë apo jo, ajo pasqyron mosbesimin ndaj qëllimeve franceze. Gjermania dëshiron një Evropë më të fortë për të punuar përmes institucioneve të BE-së. Macron i shikon këto institucione si shumë joefektive.

Macron hedh dyshime nëse Presidenti Donald Trump do të respektonte nenin 5, premtimin se një sulm ndaj një anëtari të NATO-s do të trajtohet si një sulm ndaj të gjithëve. Kjo frikë është përhapur tani në të gjithë Evropën.

Por, megjithatë në një sondazh të vitit 2018, shumica e nëntë vendeve evropiane të anketuara thanë që Amerika do të vinte në ndihmë të evropianëve nëse sulmoheshin, përfshirë 60% në Francë.

Macron beson se ka shumë pak për të humbur; Gjermanët, dhe vende të tjera si Polonia, e kuptojnë se sa dëm tjetër mund t’i shkaktonte Trump NATO-s nëse evropianët e provokojnë atë.

Të flasim për NATO-n pa një rrjet të sigurisë në vend është neglizhencë. Fjalimi i zonjës Kramp-Karrenbauer ishte plot nxitje që Gjermania të bënte më shumë. Por përgjigjja e saj lidhur me objektivin e NATO-s për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtjen nuk ishte aspak pozitive.

Gatishmëria e Macron për të lëvizur shpejt dhe për të prishur gjërat vjen nga frika se NATO mund të shkatërrohet shpejt.

Udhëheqësit e tij shqetësohen se “shtypja e butonit të panikut” mund të shpejtojë atë kolaps, duke shtuar përçarjet e Evropës dhe duke antagonizuar Trump.

“Plani B Macron që tani po e ushtron aktivisht po refuzohet nga të paktën gjysma e Evropës,” thotë Ulrich Speck i Fondit Gjerman Marshall. “Mbrojtja po bëhet problem.”

Përkthyer dhe përshtatur nga The Economist