MENU
klinika

Gabigol bëhet hero

Flamengo përmbys për 3 minuta, triumfon në Kupën Libertadores

23.11.2019 - 23:31

Ekipi brazilian i Flamengos ka rrëmbyer Kupën Libertadores në Amerikën Latine. Gabriel Barbosa (Gabigol) është heroi në fitoren 2-1 kundër River Plate në finalen e madhe.

Kjo ishte një goditje tepër e rëndë për skuadrën argjentinase, e cila ishte kampione në fuqi. U duk sikur River do ta fitonte këtë trofe prestigjioz për të dytin vit radhazi, teksa ka qenë në avantazh thuajse gjatë gjithë takimit.

Borre ka shënuar golin e avantazhit për ekipin e tij në minutën e 14’ të takimit. Flamengo nuk arriti të reagonte deri në minutën e 89’, kur Gabriel Barbosa ka shënuar golin e barazimit pas një kundërsulmi të brazilianëve.

Euforia ishte e madhe për Flamengon që ka shënuar përsëri me sulmuesin e Interit dy minuta më vonë. Një përmbysje historike, e cila do të mbahet mend gjatë nga tifozët brazilianë.