Ndonëse ka një mijë e një halle, Flamurtari ka arritur të ndalë Partizanin në Vlorë. Pas e ka bërë këtë edhe me Tiranën dhe Vllazninë, vlonjatët e bëjnë edhe me të kuqtë, duke barazuar 1-1.
Pjesa e parë ka qenë e varfër për të dy ekipet. Miqtë janë përpjekur më shumë, por nuk ishin konkretë. Shumë pak tifozë në stadium për të mbështetur ekipet respective.
Në të dytën të kuqtë hyjnë më të vendosur. Në 53’, pas një harkimi të Telushit, portieri Mocka pret, por topi kthehet në një asist për Belicën, i cili kalon të tijtë në avantazh.
Megjithatë, Flamurtari nuk stepet dhe 4 minuta më pas barazon rezultatin. Ribaj kroson mirë nga e djathta dhe Nebihi nuk e ka të vështirë të realizojë në qendër të mbrojtjes së Partizanit.
Ndeshja ka qenë e hapur deri në fund, te dyja skudrat kanë pasur raste të shumta. Por në fund është fiksuar rezultati 1-1. Një pikë që vlen shumë pak për të dyja skuadrat, sidomos për Flamurtarin, që ende nuk ka gjetur fitoren e parë.
Flamurtari-Partizani 1-1
58′ B. Nebihi / 54′ Belica
Flamurtari: Moçka, Gocaj, Pjeshka, Zeqaj, Muçollari, Bajraktareviç, K. Nebihi, Ribaj (81′ Haruni), Vatnikaj (66′ Sukaj), Hoxhaj, B. Nebihi. Trajner: Luan Birçe.
Partizani: Hoxha, Trashi, Belica, Boldor, Idrizaj (49′ Romero), Mala, Telushi, Kordeiro, Asani (66′ Braun), Bardhi (87′ Broja), Çinari. Trajner: Franco Lerda.
Karton i verdhë: Bajraktareviç
Gjyqtar: Enea Jorgji