MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 12

Laçi thyen Kukësin dhe sheh për nga kreu

10.11.2019 - 15:31

Laçi nuk arrinte të fitonte ndaj Kukësit prej shumë kohësh dhe këtë tabu e thyen sot, teksa fiton 1-0 në shtëpi. Sulmuesi më në formë i Superiores, Nuabueze, i ka dhënë një fitore me vlera të veçanta kurbinasve me anë të një penalltie.

Laci do të fitonte një penallti, pasi topi u prek me dorë në zonën e verilindorëve. Pikërisht ky episod vendosi edhe historinë e përballjes.

Tashmë Laçi po kthehet nga gara e mbijetesës në atë për titull, pasi ndodhet në vendin e tretë me 19 pikë të grumbulluara. Ndërsa nga ana tjetër është stoli i Duros që lëkundet edhe njëherë tjetër, pasi Kukësi nuk po arrin të bind.

Laçi – Kukësi 1-0

63′ Nuabueze (p)

Laçi: Stazhila, Fangaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kotobelli, Lulaj, Et’hemi, Rroca, Kitanovski, Gavazaj, Daku. Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridigers Çokaj, Erind Burgu, Renato Malaj; Gjyqtarë linje: Juxhin Xhaja, Klajdi Kola

Kartonë të verdhë: Lushkja, Domgjoni / Kotobelli, Maliqim, Xhika

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN