MENU
klinika

Rezultatet e studimit

Fushat me bari artificial, të rrezikshme dhe kancerogjene

27.11.2019 - 20:49

Sipas një studimi nga Seattle sport community, fushat me bari artificial dhe gomë janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Në te gjitha vendet e botës, fushat artificiale kanë zëvëndesuar terrenet me bari natyral, por studiuesit në Amerikë kanë konstatuar se kjo mund të jetë njëra nga hapat më të gabuar që ka marrur sporti në përgjithësi.

 

 

Një trajnere në Seattle ka hedhur dyshime se portierja e ekipit të saj ka fituar sëmundjen e rëndë të kancerit pikërisht për këtë fakt.

Copëzat e zeza të fushave artificiale janë kryesisht pjesë të copëtuara nga gomat e makinave, shkruan NBC, transmeton Indeksonline.

Ato janë të dëmshme edhe kur shkaktojnë varrë në trup, e kryesisht janë portierët që pësojnë më së shumti edhe për faktin që kanë më së shumti kontakt me tokën.

New Yorku vendosi ti zhduk të gjitha fushat me bar artificial në vitin 2018, më parë njejtë kishte vepruar edhe Parisi.