MENU
klinika

Thashethemet e fundit

Galaxy S11+ me 5 kamera?

27.11.2019 - 20:40

Varianti më i ri i serisë Galaxy S11 ndoshta do të lançohet shkurtin e ardhshëm.

Tani, janë shfaqur disa koncepte të kësaj pajisje dhe megjithëse nuk duket se do të ketë port për kufje, mund të gjejmë pesë kamera në panelin prapa.

Mund të mos na pëlqejë dizajni i ri i kamerës në serinë Samsung Galaxy S11, por mbase ky planifikim i ri i kamerave kishte një qëllim që në fillim.

Këta 5 sensorë do të përfshijnë një aparat fotografik kryesor 108MP, një telofoto me 5x zoom optik dhe stabilizim të imazhit. 

Gjithashtu mund të marrim një lente me kënd shumë të gjerë, një sensor ‘Time of Flight’ dhe një sensor laser automatik.

Funksioni i sensorit të fundit është akoma i panjohur, por ajo që dimë është se S11 + mund të vijë me një Qualcomm Snapdragon 865 ose një procesor Exynos 990, dhe mbase një panel ekrani me shpejtësi të rifreskimit 120Hz.