MENU
klinika

Pablo Pikaso

Gjithçka kërko në jetë… është liria

20.11.2019 - 16:33

      Në ditët e sotme, të thuash që Pablo Pikaso dominoi artin perëndimor në shekullin e 20-të, është gjëja më e zakontë. Ende pa mbushur të pesëdhjetat, spanjolli i pakët nga Malaga ishte bërë prototipi i artistit modern si figurë publike. Para tij, asnjë piktor nuk kishte pasur një audiencë masive në të gjallët. Publiku i përgjithshëm për Titian në shekullin e 16-të ose Velazquez në të 17-in ishte ndoshta jo më shumë se disa mijëra njerëz, edhe pse përfshiheshin edhe familjet mbretërore, fisnikëria dhe inteligjenca e Evropës./Konica.al

Publiku i Pikasos, çka nënkupton njerëz që kishin dëgjuar dhe e kishin parë veprën e tij, të paktën të riprodhuar, ishte me dhjetëra, ndoshta qindra, miliona. Ai dhe puna e tij ishin objekt i analizave të pafund, thashethemeve, antipative, adhurimit dhe fjalëve. Ai ishte një burrë paragjykues, sarkastik, nganjëherë i neveritshëm me fëmijët e vet, shpeshherë sillej si shtazarak ndaj së shoqes. I përçmonte gratë artiste. Vërejtja e tij e famshme për gratë duke qenë “perëndeshat ose këmbësore” e ka bërë atë të urryer për feministet, por gratë priren të hynin në të dyja rolet me sy të hapur dhe me padurim, sepse sharmi i tij ishte legjendar. Industri të tëra kulturore rrjedhin nga potenca e tij shumë e mitologjizuar. Ai ishte Minotauri në një labirinth kanavacë letre të strukturave të tyre.

Po edhe politikisht ishte me fat. Megjithëse për nazistët vepra e tij ishte mishërimi i “artit të degjeneruar”, fama e tij e mbrojti atë gjatë okupimit gjerman të Parisit, ku jetonte dhe, pas luftës, kur artistët dhe shkrimtarët ndjenin neveri nga lidhja më e vogël me nazizmin ose fashizmin, Pikaso arriti të shprehte një miratim entuziast ndaj Joseph Stalin. Pablo Pikaso ishte i gjithanshëm: ishte piktor, skulptor, punues qeramike, projektues grafik, poet dhe dramaturg, publicist dhe kumtues. Kudo la gjurmë me sprova të kurajshme dhe ndryshesa çapërluese e transformuese. 91 vitet e tij i mbushi me një aktivitet të pakrahasueshëm.

Piktura për të ishte një çështje spirituale, një yshtje dalldisëse gjëndjeje papajtueshmërie dhe pamjaftueshmërie. “Piktura është më e fortë se unë, më detyron të bëj atë çfarë do ajo”, – thoshte Pablo Pikaso. Në punën e tij, çdo gjë përqendrohej te ndjeshmëria, te dëshira, forca dhe hapësira. Qëllimi i Pablo Pikasos nuk ishte të argumentonte koherencën, por që të arrinte të ndiente nivelin më të lartë të ndjeshmërisë, forcën e shprehisë dhe formën e çartun të artikulimit. Ai e përforconte këtë ide me një forcë të madhe plastike, duke të bërë që të ndiesh peshën e formave dhe tensionin e marrëdhënieve të tyre, duke vizatuar ose me anë të toneve të strukturës. Pablo Pikaso padyshim mund të cilësohet dhe si piktori që lakuriqësinë e vishte me ndjenja, me atë formësi dhe forcë, që vetëm shpirti i tij mundi të ravijëzonte në trajta dhe forma, në gjendje dhe sende./Konica.al

 

Femrat lakuriq ishin subjekti i tij obsesiv. Çdo gjë në universin e tij piktoresk, sidomos pas vitit 1920, dukej i lidhur ngushtë me trupat lakuriq të femrave. Pablo Pikaso i veshi femrat e tij vetëm me ndjenja, që fillonin nga ëndrrat erotike, deri tek arroganca e tërbuar dhe e hidhur, ashtu si asnjë artist tjetër perëndimor nuk kishte arritur kurrë t’i vishte. Ai e bënte këtë me anë të metamorfozës, duke e rikompozuar trupin sipas formës së fantazisë së tij të posedimit dhe sipas terroreve të tij seksuale. Tashmë, ai i kishte nxjerrë format e fshehura dhe krahasuese të lojërave të kubizmit jashtë sirtarit prej të krisuri dhe emocionalit të dizekuilibruar. E pse jo dhe një arroganti të sëmurë. “Të zhvendosësh, – ashtu siç e quante Pablo Pikaso këtë proces, – ishte të vendosje sy në mes të këmbëve ose organe seksuale në fytyrë, të ecësh ku të tjerët nuk kanë guxuar”. Ashtu si prurjet e para, edhe të fundit, do të ishin vetëm të tijat, të ndryshme dhe të famshme, misionare dhe heretike, njerëzore dhe hyjnore. Ishte dhe mbeti një piktor gjeni, njeri që besonte se gjithçka që duhet të kërkosh në jetë, është liria, të cilën ai e zotëroi, e përqafoi, edhe atje ku e mori përdhunshëm.

Asnjë piktor apo skulptor, madje as Mikelanxhelo, nuk kishte qenë aq i famshëm sa ky, gjatë jetës së tij. Dhe është mjaft e mundur që askush të mos jetë më, tani që urdhri për të përcaktuar kuptimin shoqëror, për të artikuluar mitin dhe gjeneruar imazhe gjerësisht të paharrueshme, është transferuar aq shumë nga piktura dhe skulptura në media të tjera: fotografi, filma, televizion. Prapëseprapë, puna e Pikasos mbushi botën dhe ai la gjurmë të përhershme në çdo disiplinë që hynte./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vepra shfaqet pas 20 vjetësh

“Dora Maar” e dashur dhe muzë e Pikasos

Fotografi shqiptar i njerëzve të mëdhenj

Mili përjetësoi Pikason, Salvador Dalinë dhe yjet e Hollivudit


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale