MENU
klinika

Ç'ndodhi pas vizitës së Xi Jinping?

Greqia “ka ngecur” në konfliktin SHBA-Kinë

25.11.2019 - 17:14

Zhvillimi i rrjeteve të telefonisë celulare të gjeneratës së pestë (5G) në Greqi “ka ngecur” në luftën tregtare SHBA-Kinë.

Rezultati i këtij konflikti nuk është parë akoma dhe presioni po rritet nga pala greke, e cila i është drejtuar Komisionit Evropian për mbrojtje.

Një ditë pas largimit të Presidentit Kinez Xi Jinping nga Athina në fillim të këtij muaji, përfaqësuesit e Departamentit të Tregtisë së SHBA u takuan me zyrtarë të qeverisë greke.

Takimi i organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikano-Greke përfshiu zyrtarë nga tregu, si dhe Ministria e Qeverisjes Dixhitale, me qëllim të diskutimit të planeve të Athinës për zhvillimin e rrjetit 5G.

Qëllimi aktual i palës amerikane ishte të parandalonte çdo marrëveshje për pajisjet e rrjetit të telefonisë celulare të gjeneratës së re për kompaninë kineze Huawei.

Amerikanët përmendin shqetësimet e sigurisë për të cilat ata thonë se e vënë aleancën atlantike në rrezik.

Disa ditë më parë Sekretari i Tregtisë amerikane Wilbur Ross tha se Greqia duhet të jetë e kujdesshme me lidhjet e ngushta tregtare me kinezët, duke iu referuar marrëveshjeve për Autoritetin Portual të Pireut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëdhëniet e Kinës me Greqinë e Italinë

BE po korr atë që ka mbjellë!