MENU
klinika

Futbollistët Doda e Kraja si ambasadorë

Hora e Arbëreshëve, një ndeshje për Shqipërinë

30.11.2019 - 11:27

Shumë e kujtojnë pritjen fantastike që iu bë Kombëtares shqiptare dhe tifozëve kuqezi në Horën e Arbëreshëve të Siçilisë, kur Shqipëria luajti ndaj Italisë.

Por dje ishte një ditë speciale për Masimiliano Doda dhe Erdis Kraja, me motivin: “Një ditë për të kujtuar Shqipërinë e gjunjëzuar nga tërmeti.”

Kjo ka qenë ajo që ka dërguar dy futbollistët shqiptarë të Palermos në Horën e Arbëreshëve, komunën pranë Palermos, ku jetojnë me mijëra arbëreshë.

Këta të fundit po fillojnë të organizohen për të mbledhur fonde për viktimat e tërmetit në Shqipëri dhe kanë ftuar dy futbollistët si shenjë të parë të bashkëpunimit mes shqiptarëve.

Doda dhe Kraja janë takuar me lojtarët e ekipit lokal, San Giorgio Piana, për të dhënë një mbështetje simbolike për iniciativat e tyre. Klubi i ka propozuar Palermos që të organizojë një ndeshje futbolli simbolike, në mënyrë që të mbledhe fonde nëpërmjet saj, për t’i qëndruar sa më pranë popullatës shqiptare në vështirësi.

Doda dhe Kraja janë zgjedhur si ambasadorët e duhur për të dhënë këtë mesazh. Hora e Arbëreshëve (Piana Degli Albanesi) ishte komuna që vizituan edhe futbollistët e stafi i kombëtares kur Shqipëria luajti ndeshjen ndaj Italisë në Palermo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për familjet e prekura nga tërmeti

Golden Eagle Ylli-Kosova, ndeshje për Shqipërinë

Ndeshja e ekipeve shqiptare në Tetovë

Shkëndija: Të ardhurat për të prekurit nga tërmeti