MENU
klinika

Ndeshja e ekipeve shqiptare në Tetovë

Shkëndija: Të ardhurat për të prekurit nga tërmeti

29.11.2019 - 15:57

KF Shkëndija, të dielën, në kuadër të xhiros së 17-të në Maqedoninë e Veriut, përballet me Shkupin në Tetovë dhe kryesia e klubit vendosi që të ardhurat nga shitja e biletave të bashkohen me donacionet e lojtarëve dhe kryesisë për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Në një javë më shumë emocionale të ndikuar nga fatkeqësia natyrore që goditi Shqipërinë, skuadra kuqezi vazhdon punën për sfidën e radhës në kampionat.

Përveç vlerës së pikëve në aspektin garues, takimi i të dielës është mundësi e mirë për bashkim të forcave bashkë me publikun në aksionin humanitarë për grumbullimin e mjeteve për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Me këtë rast inkurajohen gjithë qytetarët që të vijnë në numër sa më të madh në këtë ndeshje dhe me blerjen e biletës të bashkohen në këtë aksion humanitar.

Mjetet e grumbulluara do të bashkohen me donacionin e mbledhur nga lojtarët dhe kryesia e Shkëndijës, për t’u adresuar të gjitha në zonat e prekura nga fatkeqësia në Durrës e rrethina.

Përballja Shkëndija-Shkupi luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prekëse nga “Ballistët” e "Shvercerat"

“Zemra më djeg, kur të shoh në zi…”