MENU
klinika

Për familjet e prekura nga tërmeti

Golden Eagle Ylli-Kosova, ndeshje për Shqipërinë

29.11.2019 - 21:12

Ndihma të shumta kanë ardhur nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, pikërisht për të prekurit nga tërmeti. Edhe klubet e ndryshme sportive dhe tifozëritë kanë dhënë ndihma konkrete.

Së fundmi, Klubi i Basketbollit Golden Eagle Ylli, në bashkëpunim me federatën e basketbollit në Kosovë, kanë vendosur të organizojnë një ndeshje humanitare mes Yllit dhe Përfaqësueses së Kosovës në basketboll.

Ndeshja do të zhvillohet ditën e hënë, dhe të ardhurat nga kjo ndeshje do të shkojnë për familjet e prekura në Shqipëri. Një gjest ky i madh që vjen nga Kosova, të cilët edhe njëherë e tregojnë mbështetjen e tyre për Shqipërinë.

Klubi i Basketbollit Golden Eagle Ylli, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, (FBK) të hënën (2 dhjetor), do të organizojnë ndeshjen humanitare mes Yllit dhe Përfaqësueses së Kosovës në basketboll.

Takimi do të zhvillohet në palestrën ‘13 Qershori’ nga ora 19:00. Ndeshja është me karakter humanitar dhe të gjitha të hyrat nga biletat e kësaj ndeshje do të shkojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Adhuruesit e basketbollit në Therandë do të kenë mundësi të shohin një ndeshje atraktive, por edhe të kontribuojnë për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Ekipi i Kosovës do të përbëhet nga lojtarët e Superligës, derisa trajner do të jetë Bujar Loci. Rezultati në këtë ndeshje është në plan të dytë, por të ndihmon familjet shqiptare që kanë nevojë” – shkruhet në njoftimin e klubit kosovar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN