MENU
klinika

Gjiganti suedez

Ibrahimoviç zbulon klubin e tij të ri

27.11.2019 - 11:51

Zlatan Ibrahimoviç zbulon lidhjen e tij me klubin Hammarby në Suedi. Sulmuesi ka blerë 50% të aksioneve dhe këtë e bëri të ditur vetë klubi suedez në faqen zyrtare.

Një ditë më parë futbollisti 38-vjeçar dha indikacione duke postuar në rrjetet sociale foto me fanellën bardhëjeshile. Siç shpjegon klubi Hammarby, Ibrahimoviç bleu gjysmën e aksioneve të “AEG Sëeden”, kompanisë që zotëronte pronësinë e plotë të Hammarby.

Operacioni është lehtësuar nga fakti se AEG është gjithashtu pronar i LA Galaxy, klubit amerikan ku Ibra luajti vitin e fundit. Sipas Ibrës, Hammarby është një klub fantastik, me tifozë pasionantë, që gëzon respekt të madh në Stokholm, ashtu si në krejt Suedinë.

Presidenti i Hammarby përshëndeti ardhjen e Ibrahimoviç në klubin e tij të ri, ndërsa la të hapur një bashkëpunim të mundshëm edhe në nivel teknik e tregtar me sulmuesin gjigant suedez.

Sidoqoftë, skuadra e tij e ardhshme si futbollist aktiv mbetet ende panjohur, nëse do të ketë një të tillë në fund të karrierës dhe me 38 vite mbi supe. Ndërkohë, me siguri ka një të tashme dhe të ardhme si pronar i një prej klubeve më të rëndësishëm të Suedisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëri i vogëlushes bëhet hit

Ibra mahnitet nga 7-vjeçarja gjatë himnit