10.11.2019 - 08:16
Ashtu si ditën e djeshme edhe sot priten reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Reshje shiu do të priten gjatë ditës në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, por lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë.
Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta dhe mesatare në shumicën e tyre. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë, pasdite vonë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13 / 19 °C
në vendet e ulëta: 12 / 19 °C
në vendet malore: 7 / 14 °C
Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.